Ndoshta është e katërta e vërteta.
Për Holandën, ndoshta duhet ta ndryshojmë rregullin që përmendet shpesh, “e treta e vërteta”, pasi kjo kombëtare më në fund e meriton ta fitojë një titull botëror.
Natyrisht është tepër shpejt ta themi, sepse janë luajtur vetëm dy ndeshje, por gjithsesi, një futboll I tillë të jep vërtet besim.
Fitorja 5-1 ndaj një Suedie të fortë ishte një dëshmi e qartë se “tulipanët” janë shumë të fortë dhe mund të jenë të bindur në pretendimet e tyre.
Një skuadër gjithmonë pozitive, gjithmonë sulmuese dhe në kërkim të bukurisë në këtë sport, ia del edhe kur nuk ka një Krujf, një Neskens, një Gulit, Van Basten e Rajkard, apo një Bergkamp e Roben.
Sot, trajneri Ronald Kuman ka futbollistë pa emrin e tyre të madh, por mjaft të talentuar si Gakpo, Malen, Damfris, De Jong, Van Dajk, Reijnders, ndërsa në stol një Depai, një Kopmeiners apo Ake.
Pa harruar Brobein, që ishte në stol ndaj Japonisë dhe këtë herë zëvendësoi të dalluarin Samërvill, duke shënuar dy gola.
Dy gola edhe nga ylli I Liverpulit, Kodi Gakpo, dhe një nga Samërvil.
Damfris shërbeu dy asistë, ndërsa Holanda suksesi 5-1 I Holandës bëri që të arrihej shifra e 100 golave në këtë Botëror.
Kjo në vetëm 33 ndeshje, që do të thotë më shpejt që nga viti 1958.
Trajneri Ronald Kuman iu përgjigj kritikave se luajti ngadalë ndaj Japonisë me një spektakël ndaj Suedisë, ndonëse skandinavët luftuan fort deri në fund.



