Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Shqiptarët kanë folur me votë do të flasin sërish në vitin 2029”/ Gjuzi: PS ka marrë 122 mijë vota nga diaspora

schedule19:23 - 20 Qershor, 2026

schedule 19:23 - 20 Qershor, 2026

Deputetja e Partisë Socialiste, Ilva Gjuzi, deklaroi se shumica dërrmuese e shqiptarëve në diasporë i kanë besuar vizionit të kryeministrit Edi Rama dhe projektit të integrimit europian të vendit.

E ftuar në “Tirana Live” në ABC News, Gjuzi tha se PS ka siguruar 122 mijë vota nga diaspora, ndërsa theksoi se dy të tretat e shqiptarëve jashtë vendit mbështetën këtë vizion.

Sipas saj, rezultati zgjedhor përbën një mandat të qartë për të vijuar punën e nisur që në vitin 2013, me fokus zhvillimin e vendit, integrimin në Bashkimin Europian dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.



“PS ka marrë 122 mijë vota nga diaspora. 2/3 e shqiptarëve të diasporës i besuan vizionit të Edi Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes europiane. Shqiptarët kanë folur me votë do të flasin sërish në vitin 2029, deri atëherë ne si forca më e madhe duhet të bëjmë punën dhe t’u shërbejmë qytetarëve.

PS i takon që të bëjë punën, që e ka nisur që në vitin 2013. Është bërë një punë shumë e madhe për një Shqipëri europiane, e cila uli çmimin e energjisë elektrike dhe synon që të bëhet eksportuese e energjisë elektrike.

Një Shqipëri që sot është bërë qendër e samitesh dhe eventesh. Patjetër që ka punë që duhen zgjidhur, por është bërë një punë e jashtëzakonshme. PS e di që ka ende punë për të bërë, prandaj  mandatin që shqiptarët ia dhanë synon ta çojë me punë deri në zgjedhjet e ardhshme”, tha Gjuzi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!