Në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 162 raste të reja me koronavirus si dhe 10 viktima.
Autoritetet e Shëndetit në vend njoftuan se në 24 orët e fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 584 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private.
Numri total i rasteve pozitive në vend është 12.168 ndërsa bilanci total i viktimave është 448.
Po ashtu, njoftohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 220 pacientë kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 8.149 raste. Raste aktive në Kosovë rezulton të jenë 3.571.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 47 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Vushtrri 11 raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Podujevë 10 raste.
Komuna Dragash 7 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Pejë 6 raste.
Komuna Drenas 5 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Shtime 5 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Viti 5 raste, komuna Suharekë 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Klinë 2 raste dhe me nga një rast komunat Han i Elezit, Istog dhe Kamenicë. /abcnews.al/


