10 të vdekur dhe 521 raste të reja me koronavirus në Kosovë

schedule15:11 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 15:11 - 1 Dhjetor, 2020

Dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 521 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.375 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 521 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”,thuhet në njoftimin e IKSHPK.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 585 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.586 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.505.