Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

“1.6 miliardë euro investime të huaja”, Rama: Shqipëria në pikën më të mirë, procesi integrimit në rrugën e duhur

schedule20:01 - 5 Maj, 2026

schedule 20:01 - 5 Maj, 2026

Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar në Gjirokastër u ndal te procesi i integrimit europian.

“Nëse ne nuk do t’i kishim ato vota në Parlament, sot nuk do kishim negociata me BE-në, por do kishim presion për të bërë negociata me palavitë që kemi në opozitë, se do na kishin marrë peng në emër të integrimit.”, u shpreh ai.

Kreu i qeverisë u ndal edhe te zhvillimet ekonomike dhe rritja e investimeve të huaja, duke theksuar se Shqipëria ka arritur në nivelin e 1.6 miliardë eurove investime. Ai përmendi gjithashtu progresin në sektorin e turizmit si një tjetër tregues të zhvillimit të vendit.



Në përfundim, Kryeministri shprehu besimin për vijimin e rrugës së nisur, duke e lidhur atë me drejtimin aktual politik dhe objektivat për integrimin europian.

“Ne nuk jemi një forcë politike apo një organizatë pa të meta, pa gabime, por ama ne nuk duhet të lejojmë askënd të hedhë poshtë dhe të mbulojë me baltë gjithë atë punë të jashtëzakonshme që kemi bërë së bashku dhe që e ka sjellë Shqipërinë në pikën më të mirë që ka qenë ndonjëherë. Është një e vërtetë që mund ta prekësh ngado. Me Zotin përpara dhe PS-në në krye“, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!