Rudina Hajdari kundër PD: Nuk zgjidh gjë qeveria teknike

09:30 | 13/02/202009:300

Bashkëkryetarja e tryezës për Reformës Zgjedhore, Rudina Hajdari nga ABC-ja e Mëngjesit është shprehur se në takimin e së mërkurës me përfaqësuesit e OSBE-ODIHR është diskutuar në lidhje me pikat e parashtruara në lidhje me ndryshimin e sistemit zgjedhore.

Ndër të tjera Hajdari ka theksuar se tryeza zgjedhore po punon me ritme të ngadalta dhe sipas saj nuk kanë kohë për të humbur pasi duhet që patjetër të mbyllin reformën zgjedhore brenda afateve të kërkuara.Ndër të tjera ajo ka theksuar se në lidhje me këtë fakt reforma duhet të punojë për një ligj i cili duhetqë ti mbijetojë kohës në jetëgjatësi dhe të mos jetë i përdorshëm vetëm për zgjedhjet pasuese.

Propozimi nuk erdhi i papritur pasi PD-ja e ka kërkuar një gjë të tillë por që ishte jashtë kopetencës me u marrë me një gjë të tillë. Janë tashmë tre drafte që janë draftuar nga ekspertët ka dhe drafte të tjera që në 2017 dhe do të shikohen nga ekpertët ekzistues që vijnë nga opozita parlamentare si do ti adresojmë ne sot rekombandimet sipas OSBE ODIHR dhe si do e bëjmë ndryshimin dhe këto do të vijnë nga të gjithë propozimet opozita, oparklamentare, mazhoranvca dhe opozita jashtëparlamentit. në këtë takim të këshillit politik nuk po ecim me hapa të shpejte ne duhet të ecim me shpejt pasi kemi një kalendar punimesh ndaj ne duhet të punojmë dhe ekspertëve tju japim kohen e tyre për të punuar. Shpeshhere kemi bërë gabimin që sa herë që vijnë zgjedhjet ne kemi propozuar gjëra që vëjnë sens për zgjedhjet e ardhshme por jo për një të ardhme afatgjatë,” tha Hajdari.

Ndërkohë në lidhje me pyetjen e gazetarit Enkel Demi nëse  pozita parlamentare e mbështet krijimin e një qeveri teknike, Hajdari është shprehur se nuk beson në një gjë të tillë pasi sërish në krye të instuitucioneve do të vendoseshin persona politik dhe jo teknik që mund të besonim te puna e tyre.

“Ju kujtoj këtu 2017 që ishte dicka e ngjashme dhe nëse ne do të rijojmë një qeveri teknike kjo nuk garanton zgjedhje të lira parlamentare. pasi çdo person që do të vihet në atë qeveri kujdestare do të vihet sërish një person politik është sumë e vështirë që të vihet dhe të zgjidhet një person teknik. Shikoj këtu një dëshirë vetëm për të ndarë pushtetin dh për të administruar zgjedhjet, pasi në vendet e tjera nuk ka nevojë për një qeveri teknike për të menaxhuar zgjedhjet. Unë mendoj se Shqipëria është një vend që do të behet por duhet që ato njerëz që merren me interesat e tyre duhet të heqin dorë dhe të shikojnë të mirën e vendit”, ka thënë ndër të tjera përfaqësuesja e opozitës parlamentare.

Ndërkohë në lidhje me zgjedhje të parakohshme Rudina Hajdari nuk ka dhënë asnjë koment, është mjaftuar me faktin se nuk ka rëndësi për të se kush është në pushtet për të shkuar në zgjedhje por e rëndësishme është që të mbyllet reforma zgjedhore.

“Për mua pak rëndësi ka kush është në pushtet por unë dua që tu japim qytetareve të drejtë. Unë kam hyre vonë në politikë dhe personat që janë ulur në atë tryezë kanë vite në politikë dhe është e vështirë që të mendosh se ato njerëz do të mund të sjellin ndryshimin por mendoj se është prezenca e ndërkombëtarëve ajo që do të ndikojë për sjelljen e një sistemi zgjedhor të lirë. Jam skeptike për një qeveri teknike dhe rolin që ajo mund të ketë, ndërsa në lidhje me sandazhin unë nuk e kam ndjekur unë jam e fokusuar te reforma zgjedhore për tju dhënë shqiptarëve një mundësi të barabartë të kthejmë besimin te parlamenti. Kemi arritur të jemi një shtet që vetëm mbikqyremi nga të huajt dhe nuk jemi një shtet që të jemi në gjendje që të marrim vendime”, tha Hajdari./abacnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono