Ruçi pret homologen hollandeze, Broekeres-Knol: Shqipëria i përket BE-së

12:16 | 05/07/201812:160

Hollanda, një nga vendet skeptike për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, ka besim se vendi ynë do i plotësojë detyrat e lëna nga Këshilli Europian. E deklaroi në Tiranë kryetarja e Senatit të Hollandës, pas një takimi me kryetarin e kuvendit Gramoz Ruçi.

Pas rekomandimit të Këshillit Europian, Kuvendi i Shqipërisë është i pari institucion që nis lobimin konkret për hapjen e negociatave. Gramoz Ruci e nisi me një vend skeptik si Hollanda dhe priti në Tiranë homologen e tij. Presidentja e Senatit hollandez, në vizitën e parë në Tiranë, u shpreh e impresionuar veçanërisht nga reforma në drejtësi, çka e shtyu të shprehte besimin se Shqipëria do i përmbushë detyrat e Këshillit për hapjen e negociatave në qershor 2019.

Broekeres-Knol: “Jam e impresionuar nga puna që ka bërë shqipëria deri tani, sidomos me reformën në drejtësi dhe priocesin evettingut. Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë në këtë drejtim. Duke filluar nga tani për Shqipërinë do të thotë ëprmbushje e detyrimeve dhe në qershor 2019 ju do të hapni kapitujt e negociatave për tu bërë një anëtar dhe për të qëndruar në BE”

Optimist u shpreh edhe Kryetari i Kuvendit, Hollandën, vendin që e ka kundërshtuar më fort hapjen e negociatave, e sheh tashmë si vend mbështetës të këtij procesi, të cilit ia njeh sfidat.

Ruçi:  Vlerësova qëndrimine hollandës për hapjen e negociatavbe me Shqipërinë, e cila nuk ka asnjë frymë paragjykimi, por vëmendje, progres të natyrshëm të një vendi me standarde të larta siç është Holanda. Shqipëria është një dosje mbi tryezën holandeze, unë vlerësoj këtë vëmendje të Holandës në këtë proces të domosdoshëm të Shqipërisë, ne kemi shumë punë për të bërë, por ofrojmë garancitë se në qershor 2019 do kemi përmbushur të gjitha detyrat e shtëpisë”.

Kryetari i Kuvendit paraqiti pak ditë më parë axhendën e tij të punës përgjatë një viti, për të plotësuar pjesën e vet të detyrave, deri në qershor 2019, kur Këshilli Europian do vlerësojë raportin e ri të progresit të përgatitur nga Komisioni Europian, për të vlerësuar hapjen e negociatave me Shqipërinë. /abcnews.al


Për t’u bërë pjesë e grupit klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI ABC NEWS ALBANIA: https://www.facebook.com/groups/AbcNewsAlbaniaGroup

Të lidhura

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono