“Askush s’do të vdes ashtu, mendova se mbaroi gjithçka”, rrëfimet e banorëve në katet e larta

00:05 | 30/11/201900:050

Lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit kanë detyruar qytetarët e Durrësit të braktisin banesat dhe të strehohen në hotelet që kanë vendosur të hapin dyert. Ekipi i “Abc News” ishte ne ambientet e Hotelit “Diama” ku janë strehuar 350 qytetarë.

Ekipet mjekësore kanë ngritur qendrën e tyre shëndetësore për të kuruar kryesisht gjendjen e ankthit teksa qytetarët rrëfejnë si mundën t’u mbijetojnë lëkundjeve të forta.

Qyteti i Durrësit ka vendosur të hesht deri kur qytetarët e tij të vrasin frikën se toka nuk do t’i lëkundet sërish nën këmbë. Askush dhe asgjë nuk mund t’i bind se historia nuk do të përsëritet. Jeta në Durrës jetohet larg qendrës, larg ndërtesave ku lëkundjet ngjallën frikë, ankth dhe lanë përjetime të forta emocionale.

Pranë bregdetit në Golem, Hotel Diama ka hapur dyert e viletave të tij për të prekurit e tërmetit. Secili kërkon vetëm të harrojë imazhet me të cilat u përballë atë mëngjes të 26 nëntorit.

“Jam në katin e 9-të, t’ju tregoj tmerr… Të them të drejtën thashë së ikëm…. Kur thotë Dritëro Agolli, -Mos ma kujto…!”

Dhimbja është e fortë kur qyteti është bosh dhe të vetmet dëshmimtarë të dhimbjes janë vetëm pallatet me beton të gjymtuar.

“Kam dalë në qytetin e Durrësit… nuk di çfarë të them, dizastër. Nuk kam derdhur lot ndonjëherë”.

Në qendrat e improvizuara mjekësore ekipet e specializuara janë duke ofruar shërbim 24 orë për çdo shqetësim.

Pacientët kanë qenë të grupmoshve të ndryshme.

“Përgjithësisht shqetësimet kanë qenë të lidhura me gjendjen psikologjike…”

Rrënimi i banesave i ka plagosur zemrat, por kur kujtojnë ato lëkundje të vetmen lutje dhe falenderim ja drejtojnë zotit që i dha mundësinë për të jetuar.

“Stresuese, e tmerrshme. Të shohësh fëmijët që vuajnë tërmetin…”

Shëtitjet në Bregdet janë kthyer në mundësi për reflektim. Dhe mbi të gjitha për ata që përballjen me tërmetin e kanë pasur të fortë që nga shtatori i këtij viti.

“Ne kemi qenë nga të parët që kemi patur dëme, që prej tërmetit të 21 shtatorit”.

Qetësimi i tokës do të qetësojë edhe zemrat dhe mendjen e durrësakëve, për të nisur sërish rindërtimin e gjithçkaje të humbur. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono