Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Sulm me dron rus në veri të Kievit, dy të vdekur dhe disa persona të bllokuar nën rrënoja

schedule21:40 - 22 Nëntor, 2026

schedule 21:40 - 22 Nëntor, 2026

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe rreth 10 të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një pallati pesëkatësh, i goditur nga një dron rus në veri të Kievit, mëngjesin e sotëm.

Lajmi u bë i ditur nga Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe autoritetet lokale.

“Një pjesë e ndërtesës pesëkatëshe u shemb pas një sulmi me dron rus”, shkroi Zelensky në një postim në rrjetin social X.



Ai falënderoi ekipet e emergjencës për ndërhyrjen e shpejtë, duke bërë të ditur se nëntë persona ishin evakuuar dhe zjarri ishte vënë nën kontroll.

Ndërkohë, autoritetet lokale raportuan se katër persona, mes tyre edhe një adoleshent, kanë mbetur të plagosur nga sulmi.

Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa mbetet e paqartë se sa persona ndodhen ende nën rrënoja.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!