Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Libi/ Shpërthim në një anije ruse në portin e Bengazit, dyshime për sulm me dronë

schedule20:09 - 22 Nëntor, 2026

schedule 20:09 - 22 Nëntor, 2026

Një anije ruse ka shpërthyer në bazën detare të Bengazit, në Libinë lindore, ndërsa autoritetet vendase dyshojnë se ajo mund të jetë goditur nga dronë.

Sipas qeverisë me seli në Bengazi, hetimet paraprake tregojnë se shpërthimi ndodhi në bordin e anijes ruse, e cila ishte ankoruar në port. Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për incidentin.

Anija ishte nisur drejt Rusisë dhe kishte ndaluar në Bengazi për furnizim me karburant dhe materiale të tjera, në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve.



 

Autoritetet konfirmuan se zjarri është vënë nën kontroll dhe se porti, baza detare dhe depot nuk kanë pësuar dëmtime. Operacionet kanë vijuar normalisht, ndërsa zona është shpallur e sigurt.

Një hetim i plotë po zhvillohet në bashkëpunim me autoritetet ruse për të përcaktuar shkaqet, origjinën e sulmit dhe përgjegjësit.

Incidenti ndodh në një periudhë kur Ukraina ka intensifikuar sulmet me dronë me rreze të gjatë kundër objektivave ruse. Së fundmi, një anije mallrash ruse u godit nga një dron ukrainas në Detin Baltik, ndërsa në fillim të marsit një tanker rus që transportonte gaz të lëngshëm u fundos në brigjet e Libisë pas një sulmi që Moska ia atribuoi Kievit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!