Zyrtari kinez: Koronavirusi ka qenë duke qarkulluar diku tjetër para se të zbulohej në Wuhan

schedule15:26 - 9 Shkurt, 2021

schedule 15:26 - 9 Shkurt, 2021

Virusi që shkakton koronavirusin mund të ketë qenë duke qarkulluar në rajone të tjera përpara se të zbulohej në qytetin e Wuhan-it nga fundi i 2019.

Kështu ka deklaruar një ekspert i lartë i autoritetit Shëndetësor në Kinë. Profesori Liang Wannian, u shpreh në një konferencë për mediat se ekipi i OBSH që kreu hetimet në Wuhan nuk gjeti përhapje të konsiderueshme të virusit në qytet përpara epidemisë që nisi në fund të 2019, raporton CNN, përcjell abcnews.al

Kështu, Wannian sugjeron se tregu i produkteve të detit Huanan mund të mos jetë vendi i parë ku ka nisur të përhapet koronavirusi. Liang theksoi se data e konfirmimit të rastit më të hershëm me Covid-19 kishte qenë në 8 dhjetor 2019 ndërsa rasti më i hershëm i lidhur me me tregun e Huanan ishte në 12 dhjetor 2019.

Ai tha se “rasti i 8 dhjetorit nuk kishte asnjë lidhje me tregun e prodhimeve të detit Huanan”, por nuk tregoi se me çfarë vendndodhjeje ishte i lidhur i infektuari i 8 dhjetorit. sb/abcnews.al/