Zyrtari i policisë përplas me makinë këmbësorin

schedule21:26 - 17 Tetor, 2020

schedule 21:26 - 17 Tetor, 2020

Një zyrtar policor i cili po udhëtonte me makinë ka përplasur një këmbësor në Fushë Kosovë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani ka dhënë detaje për aksidentin duke deklaruar se i dëmtuari është dërguar në spital dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën.

“Sot me datën 17.10.2020, rreth orës 16:35, në rrugën “Dardania” Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë një veturë e tipit Mercedes të cilën ka qenë duke e drejtuar një zyrtar policor dhe një këmbësor.

Personi i aksidentuar është derguar me auto ambulancë në QKUK Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Kelani në një prononcim për Gazetën Ekspress./mv. abcnews.al