Zyrtari i OBSH jep lajmin e mirë: Më e keqja e pandemisë ka kaluar për shumë shtete

schedule18:43 - 9 Korrik, 2021

schedule 18:43 - 9 Korrik, 2021

Pjesa më e keqe e pandemisë, në terma të vdekshmërisë dhe shtrimeve në spitale, ka kaluar për shumë vende. Ky është lajmi i mirë që drejtori i Programit të Emergjencave Shëndetësore në OBSH ka dhënë  së fundmi.

Duke folur për një media irlandeze, Dr. Mike Ryan, u shpreh se shumë shtete kanë bërë një punë të mirë duke vaksinuar pjesën më të rrezikuar të popullsisë.

Ai shtoi: “Nga kjo perspektivë, më e keqja e impaktit që pandemia ka në shëndetësi po shkon drejt fundit, edhe në vende si Irlanda. Por, ky nuk është rasti në shumë shtete të tjera të botës.”

Megjithatë, Ryan shtoi se nuk mund të eliminohet mundësia që virusi të evoluojë në diçka nga e cila vaksinat nuk mund të na mbrojnë më. s.b/abcnews.al/