Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zyrtari Amerikan Palmer: “Vlerësojmë rolin e Shqipërisë”

schedule14:51 - 5 Prill, 2019

schedule 14:51 - 5 Prill, 2019

Gjatë qëndrimit në Uashington Ministri i jashtëm në Detyrë Gent Cakaj, zhvilloi një takim në Departamentin Amerikan me Zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euro-azisë, Matthew Palmer.

Zyrtari i lartë amerikan nënvizoi se Shqipëria mbetet një partner i çmuar dhe i gatshëm të qëndrojë në krah të SHBA-ve si një aleat i denjë në sfidat me të cilat po përballet Aleanca, por edhe në angazhimin e përbashkët në luftën kundër terrorizmit.

Ministri në Detyrë Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme të Francës, Jean Yves Le Drian gjatë Ministerialit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s, të cilin e njohu me progresin e reformave në pesë prioritetet në Shqipëri dhe me pritshmëritë për marrjen e rekomandimit pozitiv për hapjen e negociatave në qershor./abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!