Vllaznia ka ndarë rrugët me një tjetër lojtarë ditën e sotme, teksa mesfushori me origjinë boshnjake nuk do të jetë më pjesë e shkodranëve.
Bëhet fjalë për Zinedin Mustedanagic, i cili u afrua gjatë merkatos së verës së kaluar ku në 25 ndeshje të aktivizuar, në 10 si titullarë ka shënuar vetëm 2 gola dhe ka dhënë 3 asiste, të cilat nuk kanë bindur drejtuesit e kuqebluve që të vazhdojnë bashkëpunimin.
“KF Vllaznia bën të ditur për të gjithë opinionin sportiv se ka mbyllur bashkëpunim me futbollistin Zinedin Mustedanagic.
KF Vllaznia e falenderon për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme! Faleminderit Zinedin!”, shkruan klubi kuqeblu. /f.a/abcnews.al



