Zyrtare/ PSG largon një portier, kalon tek ekipi surprizë i Premier League

schedule17:35 - 29 Korrik, 2021

schedule 17:35 - 29 Korrik, 2021

Porta është një repartet më të populluara të PSG. Gigio Donnarumma dhe Keylor Navas dalin e teprojnë dhe drejtuesit e klubit francez kanë nisur spastrimet.

I pari që është larguar zyrtarisht është Alphonse Areola. 28-vjeçari francez është huazuar tek West Ham, që këtë sezon garon edhe në Europa League.

“Çekiçët” kanë prezantuar “gardianin” me origjinë nga Filipinet, të cilin mund ta blejnë në fund të sezonit nëse binden nga cilësitë e tij.

Viti i dytë radhazi në Premier League për Areolën, i cili vjet sezonin e kaluar mbrojti portën e Fulham. PSG pritet të largojë këto ditë edhe spanjollin Sergio Rico, ndërsa West Ham synon mbrojtësin Kurt  Zouma nga Chelsea. /abcnews.al