Zyrtare/ Godet Atletico, De Paul firmos për 5 vite: Hap i madh në karrierë!

schedule19:19 - 12 Korrik, 2021

schedule 19:19 - 12 Korrik, 2021

Rodrido De Paul është zyrtarisht lojtar i Atletico Madrid. Fituesi i Copa America me Argjentinën, mesfushori ka zbarkuar sot në Spanjë dhe ka firmosur me skuadrën e Diego Simeone deri më 30 qershor 2026.

Udinese do të përfitojë nga ky transferim shumën e 35 milion eurove. Atletico Madrid ka fituar betejën me disa klube të mëdha europiane, që e donin De Paul në skuadrat e tyre.

“Jam shumë i lumtur që do bashkohem me kampionët e La Liga dhe jam i vetëdijshëm për përgjegjësitë që kam të vesh fanellën e tyre. Është një hap i madh në karrierën time. Fitova Copa America dhe kjo më mbush me forcë para kësaj aventure. 

E njoh shumë mirë futbollin spanjoll dhe veçanërisht Atleticon. Jam shumë i lumtur që do punoj me një trajner si Simeone dhe është një privilegj. Ai është një nga më të mirët e të gjitha kohërave.

Më pëlqen të jem nën komandën e tij, sepse jam rritur duke e parë me fanellën e kombëtares së Argjentinës”, ka thënë mes të tjerash De Paul. / abcnews.al