Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se Shqipëria po përballet me forma të ndryshme sulmesh, duke lidhur debatet dhe protestat e fundit për çështjen e Zvërnecit me atë që ai e cilëson si xhelozi ndaj zhvillimit dhe progresit të vendit.
Në një intervistë në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, Çupi u shpreh se Shqipëria ndodhet nën sulm kibernetik, politik dhe mediatik, ndërsa argumentoi se këto zhvillime lidhen me ndryshimin e pozicionit të vendit në rajon.
“Shqipëria ndodhet nën sulm, nën sulm kibernetik, demokratik, mashtrimi, shpifje. Kjo që po ndodh tani ka vetëm një emërues. E gjitha bëhet sepse Shqipëria ka ecur shumë përpara dhe ka ngjallur shumë xhelozi”, tha ai.
Sipas analistit, disa prej fqinjëve të Shqipërisë nuk janë mësuar me një vend më të fortë dhe më të konsoliduar në arenën rajonale.
“Fqinjët tanë që janë mësuar që ta kenë Shqipërinë nën këmbë dhe ta përdorin në çdo moment, tani kanë humbur udhëheqësin dhe kjo është lufta që po bëhet”, deklaroi Çupi.
Ai i cilësoi zhvillimet dhe akuzat e ngritura rreth kësaj çështjeje si të sajuara, duke shtuar se në to janë përfshirë persona të keqinformuar dhe aktorë politikë që, sipas tij, janë të vetëdijshëm për qëllimet e veprimeve të tyre.
“Shqipëria ndodhet nën sulm, nën sulm kibernetik, demokratik, mashtrimi, shpifje. Kjo që po ndodh tani ka vetëm një emërues. E gjitha bëhet sepse Shqipëria ka ecur shumë përpara dhe ka ngjallur shumë xhelozi. Fqinjët tanë që janë mësuar që ta kenë Shqipërinë nën këmbë dhe ta përdorin në çdo moment, tani kanë humbur udhëheqësin dhe kjo është lufta që po bëhet. Është e stisur e sajuar. Janë angazhuar njerëz të paditur të painformuar dhe politikanë që e dinë mirë se çfarë po bëjnë. Kjo është një ngjarje e stisur dhe fakte që po dëshmojnë se njerëzit që kanë dhunuar nuk ishin të policisë private. Ne kemi këtu agjentura iraniane , ruse dhe të dërguar të organizatave terroriste greke. Kemi probleme shumë të mëdha, ne jemi hebrenjtë e Ballkanit dhe për këtë duhet të rezistojmë me patriotizë, por dikush ka nxjerrë disa fëmijë në sheshin e Tiranës”, tha ai.
/abcnews.al/



