Izraeli nis sulmet me raketa në Liban: Jemi gati për çdo skenar

schedule16:20 - 19 Maj, 2021

schedule 16:20 - 19 Maj, 2021

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar më tej. Ushtria izraelite thotë se artileria e saj ka sulmuar “një numër objektivash në territorin libanez”, në përgjigje të zjarrit me raketa nga brenda vendit.

Ushtria e vendit ka shkruar në Twitter se është gati për çdo skenar në çdo front. Burime të sigurisë në Liban i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se katër raketa u lëshuan nga Seddiqine, një fshat afër qytetit bregdetar jugor të Tiros të Libanit.

Disa grupe militante veprojnë në Liban, përfshirë Hezbollahun i cili zhvilloi një luftë njëmujore me Izraelin në vitin 2006. g.v/abcnews.al