Zogovic: Mëkat që nuk e mundëm Tiranën, Egnatia shans për 3 pikët

schedule18:28 - 20 Janar, 2022

schedule 18:28 - 20 Janar, 2022

Bojan Zogovic, portieri i Vllaznisë, para ndeshjes me Egnatian ka dalë para mediave. Fillimisht ai foli për Klasiken e Shqipërisë. “Sinqerisht është për të ardhur keq që nuk fituam ndaj Tiranës. Ishte një nga ndeshjet më të mira që kemi bërë. Të gjithë bënë mirë në atë ndeshje, por vetëm nuk shënuam dot. Do të vazhdojmë përpara me këtë ritëm dhe do të na shpërblehet mundi”.

“Egnatia? Jemi në ndjekje të vendeve të para dhe nëse kemi synim të ngjitemi më lart atëherë duhet të fitojmë. Kemi shumë ndeshje në këtë sezon, deri në fund është kohë e gjatë. Nesër është një mundësi e mirë për të marrë tre pikë”.

“Vendi i katërt? Kemi merituar më shumë pikë, por ky është realiteti. Nesër duhet të japim maksimumin dhe të besojmë te forcat tona, të mos mendojmë shumë se çfarë do të ndodhë. Të përqendrohemi në të tashmen”, shtoi portieri malazez i Vllaznisë.

“Vllaznia në krahasim me vjet? Kemi ndryshuar disa lojtarë, ata që kanë ardhur kanë treguar kualitet. Dua të nënvizoj ndeshjen kundër Tiranës, ku thjesht duhej të ishim më të qetë para portës dhe do të arrinim qëllimin. E pamë në analizë se mund të përballeshim me ta dhe të ishim më mirë se ata. Nëse vazhdojmë kështu mund të arrijmë qëllimet tona”, u shpreh Zogovic. / abcnews.al