Një zjarr ka përfshirë një zonë të konsiderueshme në fshatin Drojë të Kurbinit. Flakët fillimisht janë shfaqur në shkurre dhe ferra, ndërsa më pas janë përhapur në një masiv pyjor privat.
Si pasojë e zjarrit, janë djegur edhe disa koshere bletësh, ndërsa flakët ndodhen pranë disa banesave.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit e Kurbinit, të cilët po punojnë për izolimin e flakëve.

