Një vatër zjarri e regjistruar pranë fshatit Drenovë, në Mallakastër, është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.
Pas ndërhyrjes së ekipeve të emergjencave, flakët janë neutralizuar dhe aktualisht po vijon mbikëqyrja e zonës për të parandaluar riaktivizimin e vatrave të zjarrit.
Zjarrfikësit mbeten në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në rast të ndonjë përhapjeje të mundshme të zjarrit.


