Zjarri kërcënon periferinë e Shijakut, zjarrfikësit të ndihmuar nga shiu e vënë në kontroll

schedule23:21 - 17 Shtator, 2020

schedule 23:21 - 17 Shtator, 2020

Disa vatra zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në periferi të qytetit të Shijakut.

Burime për Abcnews.al bënë me dije se flakët kanë përfshirë një hapësirë të konsiderueshme, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur 2 zjarrfikës për të bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.

Sakaq banorë të zonës bëjnë me dije së tashmë zjarri është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit. Reshjet e shiut kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve.

/abcnews.al/