Edhe doktor Berisha i rikthyer në Tiranë pas pushimeve i ndjeu temperaturat e larta.
“Jam këtu të denoncoj djegien e qindra banesave në fshatrat e Gramshit, Delvinës dhe në një seri zonash të tjera. Djegien e qindra dhe mijëra bagëtive.”
Shqipëria është në mes të zjarreve të Mesdheut, por as e para dhe as e fundit sa i përket shifrave.
Të dhënat e mekanizmit të Bashkimit Europian për monitorimin e zjarreve, Copernicus, e rendit Shqipërinë të parën në rajon për sipërfaqen e Have të djegura, deri më datën 15 gusht, për gjithë vitin 2025, janë djegur 54 mijë e 133 Ha nga 97 vatra zjarri në total.
Situate eshte perkeqesuar nga viti i kaluar, kur u dogjën 46 mijë Ha nga 207 vatra zjarri.
Sipas tij, ky vit ishte më shkatërrimtari nga zjarret, për faj të kryeministrit Rama.
Jo se zjarret nuk shpërthyen në vende të tjera, por Shqipëria ishte më e papërgatitura.
Eshte e vertete se, gjatë qeverisjes 12 vjecare socialiste kjo është periudha më e keqe. Por shifrat flasin se në 20 vitet e fundit, situatat e njëjta si 2025, Shqipëria i ka kaluar në vitet 2011 dhe 2012, kur janë djegur po ashtu nga 54 dhe 53 mijë Ha. Ndryshimi i vetëm është se, atëherë kryeministër ka qenë Sali Berisha.
“Shqipëria, pësoi zjarre dhe djegie me përmara dy-tre herë më të mëdha se gjitha vendet e Mesdheut.”
Por ndryshe nga ccthotë Berisha, në vendet më të prekura nga zjarret, Shqipëria renditet e parafundit. Kryeson Portugalia me 216 mijë Ha të djegur, ndjek Spanja me 144 mijë Ha të djegur, më pas Turqia me 120 mijë Ha, Italia 63 mijë Ha, më pas Shqipëria me 54 mijë Ha dhe Greqia me 9 mijë më pak se vendi ynë, 45 mijë Ha.
Por akuza me e forte e doktorit te sapokthyer nga fresku i bjeshkeve, eshte per viktimat ne njerez.
“Pati viktima, pati të djegur të plagosur. Shqiptarët u ndjenë më të braktisur se kurrë.”
Por fakti është, se sa i përket viktimave, Shqipëria qëndron në të njëjtin nivel me Greqinë, vetëm 1 viktimë, në Gramsh, i cili njëkohësisht ishte dhe autor. Rrethanat sqaruan se viktima, praktikisht kishte ndezur vete zjarrin qe i solli vdekjen.
Sipas informacioneve zyrtare deri më 14 gusht, janë 207 shtëpi të dëmtuara, nga të cilat 40 të shkatërruara totalisht dhe 167 të dëmtuara, si dhe 3619 krerë të humbur. Në terren evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve e kanë marrë në dorë grupet e posaccme të bashkive, të cilat do të bëjnë dhe dëmshpërblimin.
Por edhe këto Berisha i quan propagandë. Dhe ofron një tjetër zgjidhje. “Të gjitha këto shuma të paguara nga qytetarët e Delvinës dhe qytetarët shqiptarë, nga taksat e tyre, janë rreth 490 milionë euro. Në qoftë se vetëm një e katërta e tyre do përdorej për mjetet antizjarr, Shqipëria do të kishte së paku 7 deri në 10 Kanadair të përdorur. Do të kishte katër helikopterë të tjerë dhe së paku 180 zjarrfikëse”
Kërkon edhe dëmshpërblim. Por shpejt i kujtojnë se qeveria e ka nisur këtë proces pa i thënë ai.
“Që kjo qeveri vjedh dhe nuk zhdëmton, shko e pyet të dëmtuarit nga tërmeti në Durrës, në Laç, në Kurbin, Lezhë, Tiranë dhe kudo.”
Megjithatë, kur situata sa vjen e përkeqësohet në vendet e Mesdheut, sidomos në gadishullin Iberik, në Shqipëri vjen drejt normalizimit. Normalizim qe me siguri, si gjithmone, ne seline blu do te arrije me vonese. / abcnews.al /



