Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në Pallatin e Rinisë në Kosovë një i lënduar, policia jep detaje

schedule11:09 - 26 Dhjetor, 2021

schedule 11:09 - 26 Dhjetor, 2021

Policia njofton se sot në orën 09:20 ka pranuar një informacion për një zjarr në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, pasi dyshohet se aty u dogjën disa kabllo elektrike.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, policia konfirmon për Express lëndimin e një personi.

“Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet policore, zjarrfikeësit dhe ekipi i urgjences. Sipas informatave te deritashme, një person raportohet të ketë pranuar tretman mjekësor”, tha policia për Express.



Sipas policisë, lidhur me këtë situatë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe zjarri është lokalizuar.

Ndërsa zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala,  ka thene se në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i KEDS dhe është konstatuar se kabllot nuk janë të kompanisë por janë kabllo të brendshme.

“Janë djegur disa kabllo të brendshme të tyre, ekipi e ka inspektu gjendjen. Janë disa kabllo elektrike që s’kanë të bëjnë me KEDS”, tha Buzhala./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!