Zjarr në një banesë në Napoli, digjen dy persona, një tjetër në gjendje të rëndë

schedule09:02 - 26 Shkurt, 2021

schedule 09:02 - 26 Shkurt, 2021

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një apartament në katin e pestë të një pallati. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Napoli, në zonën e quajtur Fuorigrotta.

Në momentin që zjarrfikësit mbërritën në ndërtese njoftuan se u gjetën dy trupa të pajetë, ndërsa një tjetër kishte marrë plagë të rënda si pasojë e djegies.

Sakaq ende nuk dihet shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.

/abcnews.al/