Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Zjarr në Llakatund të Vlorës, flakët përhapen me shpejtësi nga era e fortë

schedule13:23 - 29 Qershor, 2026

schedule 13:23 - 29 Qershor, 2026

Një vatër zjarri është regjistruar rreth mesditës së kësaj të hëne në fshatin Llakatund, në Vlorë. Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e tyre në zona të tjera përreth.

Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur dy automjete të shërbimit zjarrfikës, me qëllim izolimin dhe shuarjen e flakëve. Forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar perhapjen e zjarrit.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!