Një vatër zjarri është shfaqur rreth mesditës në Kryemadh të njësisë administrative Malzi. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur grupet e punës të bashkisë Kukës për shuarjen e zjarrit. Ekipet e shërbimit zjarrfikës, e pyjeve ajo e emergjencave si dhe administrata e njësisë Malzi po punojnë për shuarjen e kësaj vatre.
Zjarri është favorizuar edhe nga era dhe temperaturat e larta. Paralelisht është kërkuar Policia e Shtetit dhe po bashkëpunohet me këto struktura për identifikimin e autorëve që kanë shkaktuar zjarrin. Nga kqyrjet paraprake mund të jetë zjarrvënie e qëllimshme.
Bashkia Kukës ju bën thirrje banorëve në këto zona të jenë bashkëpunues për ruajtjen e pyjeve si dhe angazhim maksimal në grupet operacionale për shuarjen e vatrave të zjarrit në pyje./abcnews.al