Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Zjarr në Çërrilë të Mallakastrës/ Flakët përfshijnë sipërfaqe me pisha, ullishte dhe shkurre

schedule14:24 - 6 Shtator, 2026

schedule 14:24 - 6 Shtator, 2026

Një sipërfaqe e konsiderueshme me pisha, ullishte dhe shkurre është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele në zonën e Çërrilës, në Mallakastër.

Zjarri ka përfshirë një zonë pyjore, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve, duke vështirësuar ndërhyrjen për neutralizimin e tyre.

Në vendngjarje ndodhen mjetet zjarrfikëse të Mallakastrës, efektivë të Policisë si dhe banorë të zonës, të cilët janë angazhuar në përpjekjet për shuarjen dhe izolimin e zjarrit.

Ndërhyrja po kryhet në kushte të vështira për shkak të terrenit të thyer, i cili vështirëson lëvizjen e mjeteve zjarrfikëse dhe punën e forcave në terren.

Zjarri ndodhet larg zonës së banuar dhe deri në këto momente nuk raportohet për rrezik të drejtpërdrejtë ndaj banesave.

Shkaku i rënies së zjarrit ende nuk dihet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!