Zhvlerësimi i euros, Konfindustria: Godet fuqinë konkuruese të vendit

schedule17:30 - 13 Gusht, 2019

schedule 17:30 - 13 Gusht, 2019

Konfindustria shpreh shqetësimin për ndikimin që po jep zhvlerësimi i euros kundrejt lekut në industrinë prodhuese.

Administratori i Përgjithshëm i Konfindustrias Gjergj Buxhuku në një njoftim për shtyp thotë se mbivlerësimi  i lekut godet  drejtpërdrejt fuqinë konkuruese të vendit dhe ndihmon lobet importuese.

Sipas Konfindustrias kjo vjen për mungesë të analizës institucionale, mosveprimit ose politikat e gabuara të Bankës Qendrore.

Gjithashtu rënia e rendimentit fiskal të ekonomisë në një masë të madhe sipas Administratorit të Konfindustrias vjen dhe nga politikat monetare të gabuara ose të munguara ndjekur nga Banka e Shqipërisë në vite.

Në një afat kohor 3 vjeçar euro është zhvleftësuar me mbi 13% të vlerës së saj kundrejt lekut. Gushtin e këtij viti monedha evropiane arriti nivelin më të ulet historik në 12 vite./ABC News Albania 24/7