Një 4 vjeçar dyshohet se ka rënë në një kanal me ujë në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, mbrëmjen e së hënës. Mediat në Kosovë raportojnë se operacioni i kërkim-shpëtimit ka nisur që dje dhe pritet që të vazhdojë edhe sot pasi ende nuk ka asnjë gjurmë për 4 vjeçarin e zhdukur.
“Janë dyshimet e para se ai mund të ketë rënë në kanalin e Ibër –Lepencit, por ende nuk kemi ndonjë rezultat konkret. Ai është zhdukur, nuk është parë nga bashkëmoshatarët e tij. Sot pritet të rifillojnë kërkimet”, tha për mediat zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.


