Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zgjidhen anëtarët e KLGJ/ Pjesë e institucionit do të jenë Sandër Simoni, Fatri Islamaj dhe Brunilda Kadi

schedule23:11 - 25 Shtator, 2026

schedule 23:11 - 25 Shtator, 2026

Sandër Simoni, Fatri Islamaj dhe Brunilda Kadi do të jenë tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, që do të zëvendësojnë kolegët e tyre, të cilëve u përfundon mandati në dhjetor të këtij viti.

Sandër Simoni dhe Arbena Ahmeti, të dy gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, dolën barazim me vota, ku secili prej tyre mori 179 të tilla. Sipas nenit 20 të rregullores, komisioni relator se në raste të tilla duhej të hidhej shorti elektronik për të përcaktuar një fitues, ku u zgjodh Sandër Simoni.

Nga Gjykata e Apelit, gjyqtarja e posaçme Igerta Hysi garoi përballë gjyqtarit Fatri Islamaj, ku ky i fundit mori fitoren me 190 vota, duke lënë pas kolegen e tij me 171 të tilla.

Ndërsa nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë kandiduan përballë njëra-tjetrës Brunilda Kadi, Manjola Xhaxho dhe Matilda Llangozi. Magjistratja që mori më shumë vota ishte Kadi.

Simoni, Islamaj dhe Kadi shpalosën platformat e tyre në Polin e Drejtësisë përpara mbi 360 gjyqtarëve, duke ngritur zërin për mungesë sigurie në gjykata pas vrasjes së kolegut Astrit Kalaja, për backlogun në gjyqësor, si dhe theksuan se Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të jetë i pranishëm gjithë kohën dhe jo të aktivizohet vetëm në rastet kur hasen probleme.

Tre anëtarët do të kenë një mandat 5-vjeçar, ndërsa ata zëvendësojnë në këtë detyrë Ridvan Hadon, Klodian Kurushib dhe Irena Plakun. Në përbërje, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka 11 anëtarë, përfshirë edhe kryetarin e saj, Ilir Rusi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!