Saimir Tahiri në Gjykatën e Lartë

schedule18:34 - 28 Maj, 2021

schedule 18:34 - 28 Maj, 2021

Dosja e ish-ministrit të Brendshëm në qeverinë “Rama-1”, Saimir Tahiri pritet që të nisë nga shqyrtimi në Gjykatën e Lartë. Ish-kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, Sandër Simoni do të jetë relatori i çështjes Tahiri, raporton gazetari i ABC, Ermal Vija.

Saimir Tahiri u dënua 3 vite shërbim prove për shpërdorim detyre, por Apeli e riktheu dosjen për rigjykim në shkallën e parë. Ish-ministri e çoi çështjen në Gjykatën e Lartë, rekursi u pranua dhe tani pritet që të nisë gjykimi.

Saimir Tahiri u akuzua për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, por gjykata i rrëzoi këto akuza duke e dënuar për shpërdorim detyre, gjë që Tahiri nuk e pranoi duke vijuar betejën ligjore./ Abcnews.al