Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka mbërritur mesditën e së dielës në Durrës ku edhe po mbahen zgjedhjet për kryetar bashkie.
Kryediplomatja amerikane është duke vëzhguar nga afër procesin zgjedhor në Bashkinë e Durrësit. Kim ka qenë e pranishme në disa Qendra Votimi në Durrës dhe ka ndjekur nga afër procesin e votimit.
Kurse, në disa qendra votimi në Shkodër ka qenë i pranishëm ambasadori gjerman Peter Zingraf i cili u shpreh se qëllimi i tij ishte të shihte si ishte atmosfera e përgjithshme, ndërsa shtoi se deri më tani gjykon se përgatitja është shumë e mirë. /abcnews.al/