Zgjedhjet parlamentare, Dua Lipa ka një thirrje për britanikët

schedule19:13 - 14 Nëntor, 2019

schedule 19:13 - 14 Nëntor, 2019

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Britani, këngëtarja e njohur Dua Lipa u është drejtuar me një thirrje qytetarëve britanikë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare përmes një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje britanikëve të dalin në votime dhe të mos e anashkalojnë këtë proces.

“Mos harroni të regjistroheni për votimin! Nëse jeni duke udhëtuar dhe nuk jeni në Mbretërinë e Bashkuar në ditën e votimit…sigurohuni të regjistroheni për votimin me anë të postës! Sigurohuni që vota juaj të dëgjohet. Mos harroni të votoni”, ka shkruar ajo.

Zgjedhjet parlamentare në Britani do të zhvillohen më 12 dhjetor. Këto zgjedhje u thirrën nga kryeministri Boris Johnson pas dështimit për të dalë nga BE më 31 tetor./abcnews.al