Në emisionin “Ballkan Update” në ABC, Nasir Zyberi kandidati shqiptar për kryeministër në Maqedoninë e Veriut foli arritjen e marrëveshjes, për të mbajtur zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut.
Në bazë të marrëveshjes u vendos që zgjedhjet të mbahen më 8 maj.
“Në takimin e ditës së hënë u arrit një kompromis, dhe në njëfarë mënyre u tejkalua krisja. Partia më e madhe opozitare kundërshtoi idenë e një kryeministri shqiptar. Lidhja socialdemokrate i ka mbetur besnike marrëveshjes në fillim të mandatit. Nga fundi i muajit janar pritet që kryeministri aktual të japë dorëheqjen”, ka thënë Zyberi.
Gjatë kësaj interviste ai tha se gjatë ditës së premte do të mblidhen edhe forumet e bashkimit demokratik për të diskutuar rreth kësaj çështje.
“Të premten do të mblidhen forumet e bashkimit demokratik për të diskutuar për këtë temë. Bashkimi demokratik për integrim duhet të bëjë një marrëveshje, pasi lidhja social demokrate periudhën e kaluar ka qenë e kritikuar nga partia kryesore opozitare por edhe nga opinioni se ishte shndërruar në një patericë e qeverisë aktuale”, ka thënë ai.
/abcnews.al/