Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Dënohet për blerje votash/ Bleu vota për PD, dënohet 1 vit e 2 muaj 39 vjeçari nga Lushnja

schedule11:06 - 2 Prill, 2026

schedule 11:06 - 2 Prill, 2026

Gjykata e Posacme ka shpallur fajtor Marim Leken për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” per zgjedhjet e 11 Majit 2025 duke e denuar me 1 vit e dy muaj burg.

Ai u gjykua me proces te shkurtuar dhe perfitoi uljen e 1/3 se denimit. Marim Leka u vu ne pranga ne Lushnje me 14 Prill 2025 rreth nje muaj para zgjedhjeve lokale pasi u kap duke blere vota ne favor te Partise Demokartike.

Fillimisht ishte Prokuroria e Fierit qe preu masen e arrestit ndaj tin ndersa me pas dosja kaloi ne SPAK. Sipas organit te akuzes Marim Leka i ka premtuar nje qytetari 500 euri nga nje qyterar Ne  këmbim të votës për PD-në. Ketin qyetetari Marim Leka i kishte marre edhe karten e identitetit per tu siguruar qe do te votoje per PD. Gjate hetimeve policia kontrolloi edhe banesen e Marim Lekes te cilit i gjeten edhe karten e identitetit te qytetarit nga Lushnja.



Vendimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 75, të
vitit 2025, në ngarkim të të pandehurit Marim Leka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues
të përbërë nga gjyqtarët Engjëllushe Tahiri, Atalanta Zeqiraj dhe Besmir Stroka, me vendimin nr. 27, datë 01.04.2026 vendosi:
1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Marim Leka për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal, në zbatim të kësaj dispozite
dënimin e tij me 1 (një) vit e 9 (nëntë) muaj burgim.
2. Në aplikim të nenit 406 të K.Pr.Penale uljen e këtij dënimi me 1/3, duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Marim Leka me 1 (një) vit e 2 (dy) muaj burgim, vuajtja e
dënimit nis nga dita e arrestimit apo ndalimit të tij.
3. Provat materiale të bashkuara me fashikullin e gjykatës, një cd me mbishkrimin “Nr.Marim Leka-M.T”, me përmbajtjen e të dhënave të bisedave ambjentale të zhvilluara midis të
pandehurit Marim Leka dhe shtetasit M.T të asgjesohen pasi vendimi të marrë formë të prerë.
4. Shpenzimet hetimore dhe gjyqësore i ngarkohen të pandehurit.
5. Kundër vendimit mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Tiranë, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga e nesërmja e
komunikimit të vendimit të arsyetuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!