Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

“Udha e Kryqit”/ Besimtarët katolikë në Lezhë kremtojnë të Premten e Madhe

schedule10:48 - 4 Prill, 2026

schedule 10:48 - 4 Prill, 2026

Besimtarët katolikë në Lezhë kremtuan E Premtja e Madhe përmes ritualit të shenjtë të “Udhës së Kryqit”, duke rikujtuar mundimet e Jezu Krishti në rrugën e Tij drejt kryqëzimit.

Ceremonia filloi nga memoriali i Gjergj Kastrioti dhe përfundoi në Kalane të Lezhës. Dhjetëra besimtarë marshuan në këmbë, të udhëhequr nga Arqipeshkvi i Lezhës, Otavio Vitale, duke ndaluar në çdo stacion të simbolikës së kryqit për lutje dhe reflektim mbi sakrificën dhe vuajtjet e Krishtit.

E premtja e madhe konsiderohet dita më e rëndësishme e javës së Pashkëve, duke ofruar një moment reflektimi mbi faljen, sakrificën dhe dashurinë për njëri-tjetrin.



“Udha e Kryqit” përkujton mundimet e Krishtit dhe i paraprin festës së Pashkëve, duke mbetur një nga momentet më domethënëse të besimit të krishterë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!