Zgjedhjet në Elbasan/ Luçiano Boçi humbet në qendrën ku votoi vetë

schedule20:04 - 14 Maj, 2023

schedule 20:04 - 14 Maj, 2023

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi ka humbur në qendrën 2370, kua ai ka votuar në qytetin e Elbasanit.

Rezulton se Boçi ka marrë 46 vota, ndërsa kryebashkiaku i qytetit, njëherësh kandidati i Partisë Socialiste, Gledian Llatja, ka marrë 53 vota.

Më herët gjatë ditës së sotme, Boçi ka ushtruar presion ndaj zgjedhësve në mjediset e qendrës së votimit Nr.2390/01 në Bradashesh.

Akuza erdhi nga shtabi elektoral i PS në Elbasan, ndersa në një video të publikuar shihet se të gjendur në këto kushte, Komisioni i Qendrës së Votimit ka kërkuar ndihmën e policisë së shtetit./abcnews.al