Zgjedhjet, Dashamir Shehi në “Log.”: Formula e opozitës për të fituar

schedule22:51 - 20 Janar, 2022

schedule 22:51 - 20 Janar, 2022

Teksa vendi po përgatitet për zgjedhjet lokale të pjesshme në 6 bashki, për kreun e LZHK, Dashamir Shehi opozita duhet të punojë e bashkuar nëse dëshiron të fitojë.

Duke folur në emisioni “Log.”, Shehi është pyetur nëse Edi Rama mund të fitojë edhe bashkinë e Shkodrës, duke u përgjigjur se kjo mund të jetë e realizueshme nëse opozita është e ndarë.

“Edhe nëse do vendos dy kandidatë opozita, e merr i pari. Pra 40% merr Edi Rama e fiton se mund ta marri fare kollaj. Por të dy gjysmat e PD, po ti mbledhësh do bëhen më shumë, por fakti është se nga ana praktike e fiton more.” tha Dashamir Shehi.

Shehi ka deklaruar mes të tjerash se nëse opozita del me një kandidat të përbashkët do të jetë fillesa e një lëvizje më të madhe kundër Edi Ramës.

“Që kur u bë reforma administrative që u bë për të manipuluar pushtetin lokal. Por shpesh herë ndryshon dhe zbresin nga rrethinat. Pra kjo punë, nuk është e njëjtë situata. Qyteti ka ndryshuar dhe ligji për zgjedhjet ka ndryshuar dhe ka një sërë faktorësh që e ndryshon faqosjen politike. Por nëse në Shkodër del me një kandidat të përbashkët opozitar, fitohet lehtësisht. Se kjo është vetëm fillesa e një gjëje të madhe. Duhet ta fillojmë luftën ndaj regjimit të Ramës, që nga e majta progresiste. Deri ke grupet konservatorë. Vetëm kjo aleancë e madhe e mund Edi Ramën. Ne po ngatërrohemi me veten. Nuk është kollaj” tha Shehi. /abcnews.al/