Zgjedhjet, 25 milion euro shtesë/ Qeveria alokon buxhet shtesë për KQZ, për parlamentaret e 11 majit

schedule18:53 - 22 Janar, 2025

schedule 18:53 - 22 Janar, 2025

Me pak se katër muaj përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, qeveria ka alokuar një fond shtesë për Komisionin Qëndror te Zgjedhjeve për përgatitjen e procesit zgjedhor.

Fondi prej 25 milione eurosh është miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure të këshillit te ministrave dhe është ndarë në dy pjese, shpenzime buxhetore korrente dhe shpenzime kapitale.

Mirëpo ky nuk do jete fondi i vetëm për zgjedhjet pasi pritet të alokohet edhe një tjetër për votën e diasporës, për të cilën shteti do të paguajë koston totale, si të dërgimit ashtu edhe të marrjes së fletës së votimit.

Për të bërë të mundur këtë, PD e PS janë dakordësuar dhe tashmë pritet vetëm votimi në Kuvend i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!