Zero panik tek Atletico, Cerezo: Nuk kemi probleme me uljet e pagave

schedule20:59 - 26 March, 2020

schedule20:59 - 26 March, 2020

Pa ndeshje nuk ka para dhe drejtuesit e klubeve e kanë të qartë këtë. Koronavirusi po shkakton dëme të mëdha dhe futbolli është ndalur. Mungesa e të ardhurave nga sponsorët dhe të drejtat televizive po vënë në rrezik bilancet e kubeve të ndryshme.

Zgjidhja po gjendet te shkurtimi i rrogave të larta të futbollistëve. Barcelona po has probleme për të bindur lojtarët që të bëjnë këtë sakrificë për klubin, teksa ndryshe ndodh tek Atletico Madrid. Presidenti i klubit, Enrique Cerezo qetëson tifozët me deklaratën e dhënë për Marca.

Para së gjithash dua t’iu siguroj të gjithëve se askush nga lojtarët dhe stafi ynë nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Ju siguroj gjithashtu se nuk do të kemi asnjë lloj problemi në lidhje me uljen e pagave”, thekson Cerezo. /abcnews.al