Ndërkohë që armëpushimi mbetet në fuqi, Irani nuk e konsideron luftën të mbaruar, theksoi një zëdhënës ushtarak iranian në një deklaratë për televizionin shtetëror.
“Situata ende konsiderohet si kohë lufte dhe baza e të dhënave e objektivave dhe pajisjeve të forcave është përditësuar”, tha zëdhënësi.
Megjithatë, duke iu referuar situatës në Ngushticën e Hormuzit, zëdhënësi zbuloi gjithashtu një ndarje të kontrollit midis njësive ushtarake të Iranit, të cilat përfshijnë trupat konvencionale dhe Gardën Revolucionare.
Ai tha se pjesa perëndimore e ngushticës menaxhohet nga Garda Revolucionare dhe pjesa lindore nga ushtria e rregullt e Republikës Islamike.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka pohuar vazhdimisht se regjimi i Iranit është i përçarë nga brenda dhe nuk është e qartë se kush e kontrollon./abcnews.al


