Zbulohet një spiune ruse në ambasadën amerikane në Moskë

schedule13:57 - 3 Gusht, 2018

schedule 13:57 - 3 Gusht, 2018

Britanikja “Guardian” shkruan se agjentët sekretë amerikanë kanë zbuluar një spiune ruse në ambasadën amerikane në Moskë. Gruaja ka pasur mundësinë të kishte akses në materiale shumë sekrete dhe të rezervuara.

Agjentët sekretë amerikanë kanë zbuluar një grua ruse, e cila për më shumë se dhjetë vjet ka punuar në ambasadën amerikane në Moskë. Lajmi është publikuar nga prestigjozja britanike “Guardian”.

Gruaja me shtetësi ruse ishte punësuar nga shërbimi sekret, agjencia federale që merret me sigurinë e zyrtarëve të lartë të shtetit. Ajo ka pasur mundësinë të ketë akses në material shumë sekrete dhe shumë të rezervuara, si për shembull axhendat e presidentit dhe të zëvendëspresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Spiunia u zbulua në vitin 2016 gjatë një kontrolli ku u zbulua se gruaja kishte kontakte dhe takime të rregullta dhe të paautorizuara me funksionarë të shërbimeve ruse.

Sipas “Guardian” dyshimet kanë të bëjnë me faktin se shërbimet sekrete kanë dashur të fshehin episodin, i cili do të krijonte tension të mëtejshëm pas një seri episodesh që gjatë viteve të fundit kanë vënë në vështirësi agjencinë, që në kohën e mandatit të dytë të Barack Obama-s, kur u ndërruan drejtuesit.

Kështu, pas alarmit të hetuesve në vend që të nisnin hetimet, shërbimet sekrete lejuan gruan të largohej disa muaj më pas. Por ngjarja u la në hije dhe pse largimi i gruas ndodhi në ditët kur Moska vendosi të dëbojë 750 emigrantë si reagim ndaj sanksioneve amerikane për Rusinë./abcnews.al