Dy mina me sahat u zbuluan në makinën e 26 vjeçarit i cili duket se i kishte gati për t’i shitur. Sipas njoftimit për shtyp të policisë së Vlorës, në pranga u vendos Roberto Hodaj, 26 vjeç. Ai u arrestua pasi gjatë kontrollit në mjetin tip ”Benz ML”, që përdorej prej tij u gjetën dy mina me sahat. Kurse në banesën, e cila përdorej prej tij, në lagjen “Rilindja”, në dhomën e gjumit u gjetën 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa. Policia vazhdon hetimet për këtë rast./abcnews.al
Zbulohen dy mina me sahat në Vlorë, pranga 26 vjeçarit

schedule10:29 - 17 Janar, 2018
schedule 10:29 - 17 Janar, 2018