Zbulimi i Celtic, United interesohet për talentin francez

schedule21:28 - 3 Janar, 2020

schedule 21:28 - 3 Janar, 2020

Manchester United kërkon me doemos të përforcohet në merkaton e janarit dhe Ole Gunnar Soslkjaer ka identifikuar Odsonne Edouard si lojtarin perfekt për sulmin. 21 vjeçari u transferua këtë sezon te Celtic dhe po bën paraqitje të shkëlqyera.

Edouard është një produkt i akademisë së PSG-së, por nuk arriti të gjejë hapësira në kryeqytetin francez. Si pasojë, sulmuesi u transferua në Skoci për 1.5 milionë euro.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që çmimi në treg të rritet ndjeshëm dhe sipas medieve angleze, United është gati të paguajë plot 15 milionë euro për shërbimet e tij. Mbetet për t’u parë se si “Djajtë e Kuq” do të veprojnë në lidhje me transferimin e 21 vjeçarit./abcnews.al