Zbardhet vjedhja e një banese në Shkodër/ Shpallen në kërkim dy persona, morën një shumë të konsiderueshme parash

schedule13:03 - 14 Shkurt, 2025

schedule 13:03 - 14 Shkurt, 2025

Zbardhet vjedhja e një banese në Shkodër.

Në kërkim janë shpallur dy persona, 27 dhe 34 vjeç, të cilët arritën të merrnin një shumë të konsiderueshme parash më 12 Shkurt në një banesë në lagjen “Qemal Stafa”.

Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçarit, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 3 maska, 1 kapuç, 5 celularë, 5 palë targa dhe sende të tjera të kundërligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë të dyshuar kanabis./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!