Zbardhet data, Kuvendi voton gjyqtarët kushtetues në 14 nëntor

schedule16:35 - 25 Tetor, 2019

schedule 16:35 - 25 Tetor, 2019

ABC News ka mësuar se Kuvendi ka vendosur t’i zgjedhë dy gjyqtarët e rinj kushtetues në limiten e afateve, pikërisht në seancën e 14 nëntorit.  Kjo datë bie ndesh me afatet e presidentit, i cili duhet ta zgjedhë gjyqtarin e dytë brenda 8 nëntorit, por thotë se nuk mund të veprojë nëse sipas Kushtetutës Kuvendi nuk zgjedh emrin e tij të parë. Për këtë arsye, pritet që vakancën e dytë Meta ta kthejë  pas në KED.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 179 pika 2 të tij, përcakton se: “Anëtari i parë për t’u zëvendësuar në Gjykatën Kushtetuese emërohet nga Presidenti i Republikës, i dyti zgjidhet nga Kuvendi dhe i treti emërohet nga Gjykata e Lartë. Kjo radhë ndiqet për të gjitha emërimet që do të bëhen pas hyrjes në fuqi të këtij ligji.”

Po ashtu, edhe në nenin 7 pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, përcaktohet se: “Përbërja e Gjykatës Kushtetuese përtërihet çdo 3 vjet, me një të tretën e saj. Anëtarët e rinj caktohen sipas radhës, përkatësisht nga Presidenti i Republikës, nga Kuvendi dhe nga Gjykata e Lartë. Ky rregull ndiqet edhe në rastet e përfundimit para afatit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese”. /ABC News Albania 24/7