Ylli i njohur i Bollywood-it infektohet me koronavirus

schedule08:33 - 12 Korrik, 2020

schedule 08:33 - 12 Korrik, 2020

Aktori i njohur i Bollywood-it, Amitabh Bachchan ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e ka bërë me dije vetë aktori indian, përmes një postimi në Instagram, ndërsa iu bën thirrje personave që kanë qenë në kontakt me të gjatë ditëve të fundit të testohen.

“Këtë mbrëmje kam rezultuar pozitiv për COVID 19 .. ndodhem në spital .. autoritetet janë informuar.. priten rezultatet e testimit të familjes dhe stafit… të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me mua gjatë 10 ditëve të fundit, lutem që të kryeni testimet.”, ka shkruar aktori në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

This evening I tested positive for COVID 19 .. have been shifted to Hospital .. authorities informed .. family and staff tested results awaited .. all those that came in close proximity to me in the last 10 days please get yourself tested

A post shared by Amitabh Bachchan (@amitabhbachchan) on

Gjithashtu edhe djali i 77-vjeçarit, Abhishek rezultoi pozitiv me koronavirus. Zyrtarët e shëndetit në vend deklaruan se aktori legjendar dhe i biri ndodhen të shtruar në spitalin Nanavati në Mumbai, gjendja e të cilëve paraqitet e qëndrueshme, shkruan abcnews.al.

Aktori iu bashkua industrisë së filmit në vitin 1969, dhe që prej atëherë ka marrë pjesë në më shumë se 200 filma. Ai bëri debutimin e parë në Hollywood në filmin “The Great Gatsby” në vitin 2013. /abcnews.al/