Ylli i Barcelonës i dëmtuar? Zbulohet prapaskena e frikshme

schedule08:28 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 08:28 - 9 Dhjetor, 2019

Probleme për Arthur Melo, mesfushorin brazilian që po bënte një sezon të mirë me katalanasit. Ai mungoi kundër Mallorca dhe zyrtarisht arsyeja është për shkak dëmtimi, por në Spanjë zbulojnë se bëhet fjalë për një sëmundje seksualisht të transmetueshme që po vuan Arthur.

“Referuar Andreu Ginola, arsyeja pse Arthur Melo nuk luajti kundër Mallorca është një sëmundje seksualisht e transmetueshme. Klubi raporton se ai ka munguar për shkak të një dëmtimi, kurse Ginola pretendon se ishte për shkak të ‘gonorrhea’ që ai po vuan.

Ka të ngjarë që Arthur të qëndrojë jashtë për disa javë. Ilaçi që përdoret për kurimin e kësaj sëmundjeje, kapet nga kontrollet anti-doping dhe nëse testohet e del pozitiv, atëherë mesfushori brazilian do të dënohej për muaj të tërë”, shkruan në llogarinë e tij në Twitter,  gazetari Zach Lowy. /abcnews.al

https://twitter.com/ZachLowy/status/1203836647718162440